TIRANE, 26 janar/ATSH/- Vendi ynë u përfshi nga reshje shiu e bore në zonat malore.
Një ditë më parë, temperatura më e ulet sot u regjistrua -2ºC në Peshkopi ndërsa temperatura më e lartë në Tiranë me 14ºC.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, edhe gjatë ditës sotme, do të mbetemi nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët e në zonat malore reshjet do të jenë në formën e dëborës.
Fundjava parashikohet të jetë me mot të qëndrueshëm. Orët me diell do të mbizotërojnë, vranësira të pakta kalimtare do të jenë prezente kryesisht përgjatë relieveve malore.
Sa i përket fushës termike pritet një rënie e ndjeshme në vlerat minimale ndërsa në mesditë orët me diell do të favorizojnë një rritje të lehtë./a.g/
