KANADA – Cirku i Diellit anulon pjesëmarrjen në shfaqjen gala në Kinë

MONTREAL, 26 janar /ATSH-AFP/ – Cirku i Diellit u detyrua të anulonte pjesëmarrjen në shfaqjen gala të Vitit të Ri kinez, por ky vendim nuk ka asnjë lidhje me ”Huawei” e kthyer në burim tensionesh mes Otavës dhe Pekinit, bëhet e ditur nga trupa kanadeze.

Cirku i Diellit do të merrte pjesë më 4 shkurt në këtë shfaqje mjaft popullore në Kinë, një eveniment që transmetohet nga televizioni CCTV dhe ndiqet me kërshëri nga disa miliona spektatorë. Pasi negociatat me organizatorët u vonuan për t’u konkretizuar dhe trupa e pa të arsyeshme muajin e kaluar se nuk kishte më kohë për organizimin e një spektakti cilësor.

‘’10 dhjetorin e kaluar, pas disa muaj negociatash kur ende nuk kishte një kontratë të shkruar dhe nuk ishte arritur një marrëveshje, me këtë zhgënjim projekti u tërhoq’’, pohon për median drejtoresha për marrëdhëniet publike pranë kompanisë.

‘’Ishte një mundësi e mirë marketingu, ju e kuptoni zhgënjimin tonë’’, shtoi ajo, duke siguruar se ky vendim nuk ka lidhje me polemikën e krijuar me arrestimin në Vankuver dhjetë ditë më parë, më 1 dhjetor të kryefinancieres të kompanisë kineze ‘’Huawei’’, Meng Wanzhou./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.