Erëra të forta të hënën në bregdet- Drejtoria Detare apel subjekteve të porteve

TIRANË, 26 janar/ATSH/- Drejtoria e Përgjithshme Detare i bëri apel sot subjekteve që operojnë në fushen e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte ditën e hënë, 28 janar, bregdeti i vendit tonë do të përfshihet nga erëra të forta.

Në një njoftim për shtyp të kësaj drejtorie theksohet se “informojmë lundërtarët dhe pronarët e mjeteve detare, operatorët në portet e Republikës së Shqipërisë dhe hapësirën detare, që ditën e hënë më 28 janar bregdeti ynë do të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri 20 m/s nga drejtimi Jug-Jugperëndim dhe forca deti 7-8 shkalla Boufort”.

“Ju lutemi gjithë subjekteve që operojnë në fushën e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rritet shkalla e gatishmërisë së ekuipazhit në mjete”, thekson Drejtoria e Përgjithshme Detare./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.