BIOTEKNOLOGJI- Shkencëtarët kinezë klonojnë pesë majmune

PEKIN, 24 janar /ATSH-DPA/- Shkencëtarët kinezë thonë se kanë klonuar pesë majmunë nga një makakë që ishte modifikuar gjenetikisht për të nxitur çrregullimin e gjumit, në një rast që pritet të ngrejë shqetësime të reja etike në fushën e bioteknologjisë, njoftuan mediet shtetërore.

Majmunët janë klonuar nga një shimje makako mashkull që ishte modifikuar gjenetikisht për të vuajtur nga çrregullimet ritmike të gjumit, sipas dy artikujve të botuar në revistën shkencore “National Science Review”.

Shkencëtarët, të cilët punojnë në Institutin të Neuroshkencave në Akademinë Kineze të Shkencave në Shangai, thonë se “majmunët e klonuar do të jenë idealë për kërkimet e shërimit potencial nga çrregullimi i gjumit, i cili tek njerëzit është i lidhur me çështje të tilla si depresioni dhe sëmundjet neurodegjenerative”.

Njoftimi i tyre, megjithatë, vjen pas polemikave të mëdha rreth lindjeve të foshnjave të para njerëzore të modifikuara gjenetikisht, si pjesë e një eksperimenti të fshehtë të kryer nga shkencëtari kinez He Jiankui.

Vitin e kaluar, shkencëtarët kinez njoftuan gjithashtu lindjen e majmunëve të parë të klonuar, Zhong Zhong dhe Hua Hua, duke përdorur të njëjtën teknikë që linden delen Dolly rreth 20 vite më parë.   /os/ /G.S/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.