Miratimi i Marrëveshjes së Prespës nga Greqia – Arritje historike, urime Cipras dhe Zaev

TIRANË, 25 janar/ATSH/- Kryeministri Edi Rama, uroi sot Kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras dhe atë të Republikës së Maqedonisë për arritjen e marrëveshjes historike, pas miratimit në parlamentin e Athinës të “Marrëveshjes së Prespës”.

Kreu i qeverisë shqiptare shprehet se kjo marrëveshje i dha fund konfliktit të gjatë midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Sërish respekte dhe përgëzimet e mia për Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev për marrëveshjen e tyre historike dhe dhënien fund të konfliktit të gjatë midis Greqisë dhe Maqedonisë Veriore. Ishte e vështirë dhe do të prodhojë ende një politikë të vjetër lokale, por është me të vërtetë e realizuar shumë mirë miq të dashur”, theksoi Rama.

Mbi 151 deputetë grekë nga 300 në total miratuan sot marrëveshjen historike për emrin e ri të Maqedonisë, që njihet ndryshe si Marrëveshja e Prespës. Miratimi i kësaj marrëveshje i hap rrugën anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian dhe në Aleancën e Atlantikut, e bllokuar deri më tani nga vetoja greke. /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.