Foto/Maks Velo vlerësohet me çmimin “Mjeshtër në Arkitekturë”

TIRANË, 25 janar /ATSH/ – Shoqata e Arkitekteve të Shqipërisë e nis vitin 2019, me dhënien e çmimit “Mjeshtër në Arkitekturë” për arkitektin e mirënjohur Maks Velo.
Kjo është një ngjarje e bukur në arkitekturë, për një nga mjeshtrat e mirënjohur, Maks Velo, frymëzim për të gjithë ne dhe brezin tjetër.

“Finesa e këtij profesioni në duart dhe mendjen e Maks Velos është gur themeli i arkitekturës moderne në Shqipëri”, u shpreh ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila mori pjesë në ceremoninë e SHASH, me rastin e dhënies së çmimit “Mjeshtër I Arkitekturës” arkitektit të mirënjohur Maks Velo.

Vepra e tij është poliedrike dhe sidomos duke pasur parasysh kushtet në të cilën ajo u krijua. Krijimtari për të cilën pagesa ka qenë shumë e shtrenjtë me vite të tëra jete të penguar. E pikërisht për këtë fakt kjo krijimtari vlerësohet akoma më shumë.
Ministrja Margariti, njëherësh dhe arkitekte në profesion falenderoi Mjeshtrin Maks Velo “Për veprën tënde, shpirtin e debatit që na vë të gjithëve në mendime, për guximin e veprës dhe të fjalës”. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.