VENEZUELË – Protestat antiqeveritare shënojnë 14 viktima dhe 218 arrestime

VENEZUELË, 24 janar /ATSH-ANSA/- Konfirmohen 14 persona të vrarë, prej represionit të kryer nga policia dhe ushtria kundër protestave antiqeveritare në Venezuelë, raportoi Observatori i OJQ-ve ”Venezolano”në rrjetin social ”Twitter”.

Që nga fillimi i protestave kundër regjimit të Nicolas Maduro janë arrestuar 218 protestues sipas raporteve të gazetës ‘’El Mundo’’.

Numri i të vdekurve ka propabilitet të rritet, pasi priten protesta të reja në vend.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.