Foto/ Gati një tjetër kënd lojrash për fëmijët kryeqytetas

TIRANË, 24 janar/ATSH/ – Për fëmijët kryeqytetas janë drejt përfundimit punimet për minikëndin e lojërave te rruga ”Vangjush Furxhi”, pas ish-ekspozitës ”Shqipëria Sot”.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka bërë të ditur se punonjësit po bëjnë sistemimet e fundit si dhe heqjen e gardheve përreth për të krijuar më shumë hapësirë dedikuar fëmijëve.
Nga ana tjetër, bashkia e Tiranës vijon me fushatën e gjelbërimit ku po mbillen 147 shkurre dekorative përgjatë Unazës Sauk-TEG.

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.