BRUKSEL – BE-ja kërkon të dëgjohet zëri i popullit dhe zgjedhje të lira

BRUKSEL, 24 janar /ATSH-AFP/ – BE-ja bëri thirrje për të dëgjuar zërin e popullit të Venezuelës dhe kërkoi zgjedhje të lira, pa ndjekur deri në këtë fazë shembullin e SHBA-së, e cila e njohu opozitarin, Juan Guaido si president të përkohshëm.

‘’Më 23 janar, populli i Venezuelës kërkoi me shumicë demokracinë dhe mundësinë për të përcaktuar i lirë fatin e tij. Zëri i tij nuk mund të shpërfillet’’, pohoi përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, në emër të të 28.

‘’BE-ja bëri thirrje për nisjen e menjëhershme të një procesi politik që i hap rrugën zgjedhjeve të lira dhe të besueshme, në përputhje me rendin kushtetues’’, shtoi shefja e diplomacisë europiane me anë të një komunikate.

Ndryshe nga SHBA-ja dhe aleatët e amerikanëve në rajon, Brazilit dhe Kolumbisë europianët abstenuan të pranonin hapur njohjen e Juan Guaido, kryetarit të Parlamentit të Venezuelës i kontrolluar nga opozita, si presidentin e përkohshëm të vendit./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.