Shtabi i Emergjencave: Nuk ka banorë të bllokuar nga dëbora në Bulqizë

TIRANË, 23 janar /ATSH/ – Shtabi i Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër, bëri të ditur sot se, nuk ka banorë të bllokuar nga dëbora në zonën e Bulqizës, duke hedhur poshtë lajmin në disa medie, se 400 banorë në Bulqizë, kanë mbetur të bllokuar nga moti i keq.
Shtabi i Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër, informon se aktualisht, po punohet me 3 borëpastruese në aksin rrugor Klenjë-Steblevë, ku ndeshen probleme gjithmonë në situata të motit me dëborë.
Gjithashtu njofton Shtabi i Emergjencave, aksi rrugor Dibër- Kala e Dodës është e kalueshme me zinxhirë, ndërsa po punojnë 3 borëpastruese. e.xh/j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.