TIRANË, 23 janar /ATSH/-Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik përmes nxitjes së bizneseve mes dy vendeve.
Këshilli i ministrave në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën, miratoi sot, marrëveshjen, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin, nxitjen e biznesit dhe informimin e diasporës.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. e.xh/