Ndërron jetë në moshën 32-vjeçare komediani amerikan Kevin Barnett

TIRANË, 23 janar /ATSH/ Kevin Barnett, komediani amerikan i njohur për bashkëkrijimin e serisë së Fox, Rel dhe komedive televizive përfshirë Broad City, ndërroi jetë në moshën 32-vjeçare. Barnett ishte me pushime në Meksikë kur ndërroi jetë dhe nuk dihen ende shkaqet e vdekjes.

Agjencia e tij UTA, në Twitter shkruan: “Ne jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të mikut tonë Kevin Barnett. Ishte talent i jashtëzakonshëm dhe një person i mrekullueshëm”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.