TIRANË, 23 janar /ATSH/- Qeveria miratoi sot programin e shërbimit të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për vitin 2019.
Sipas relacionit që shoqëron këtë pr.ligj në mbështetje të ligjit “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave miratoi edhe buxhetin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për vitin 2019.e.xh/