Kosovë – Parashikimi motit 23 janar

PRISHTINË, 23 janar /ATSH/ – Edhe në fillim të javës Kosova do të jetë ndërmjet fushave të presionit të ulët me masa më të ngrohta ajrore mbi Mesdhe, dhe në lindje prej fushave të presionit të lartë me masa të ftohta ajrore.

Nën këto kushte edhe në ditët në vijim do të mbajë mot kryesisht me vranësira, në mëngjes do të ketë ngrica e në zona të ulëta mjegull, ditën e martë mundësi për reshje lokale shiu.

Ditën e mërkurë nga Atlantiku në Mesdhe do të depërtojë një vorbull e fuqishme ciklonike, e cila gradualisht nga dita e premte do të depërtojë në jug të rajonit tonë, ku edhe pritet të sjellë mundësi për reshje të reja, së pari reshje lokale shiu, e më pas edhe reshje bore.

Edhe përgjatë ditëve të para të javës do të ketë inversion termik dhe mjegull, që do të mbanë edhe më tej ndotësit të bllokuar në zona të ulëta. Vlerat e kualitetit të ajrit do të mbeten të larta dhe të pashëndetshme, mirëpo me qarkullimin e mjaftueshëm ajror nga dita e martë do të zbresin edhe rreth vlerave normale.

23.01 – Kryesisht vranësira dhe intervale të shkurta me diell. Në ultësira në mëngjes mjegull, që mund të mbetet edhe gjatë ditës.

24.01-25.01 – Të enjten paradite mundësi për reshje lokale shiu. Ditën kryesisht vranësira dhe intervale të shkurta me diell. Në mbrëmje vonë reshje lokale shiu. Të premten kryesisht vranësira, në mëngjes reshje të dobëta shiu dhe bore, e pasdite dhe në mbrëmje reshje bore.

Temperaturat e ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare, ditën e mërkurë do të rriten edhe në vlera pozitive në të dy ekstremet. Minimalet do të luhaten nga -2 deri në 10C, e maksimalet nga 40C deri në 60C. Në zona të mbuluara me mjegull, temperaturat mund të jenë më të ulëta.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-2 m/s, e nga dita e martë mesatarisht e fuqishme nga krahu jugor 4-11 m/s. Shtypja atmosferike, do të rritet mbi vlera normale, por nga dita e mërkurë do të zbresë nën këto vlera. /KosovaPress//e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.