Kina e gatshme për të blerë deri në 7 milionë ton grurë amerikan

PEKIN, 23 janar /ATSH-AFP/ – Kina mund të nisë blerjen e rreth 7 milionë ton grurë amerikan, sipas kthesës së negociatave tregtare ende në proces midis Pekinit dhe Uashingtonit, raportonte sot agjencia ‘’Bloomberg’’, ndërsa gjiganti aziatik ka rritur ndjeshëm tashmë blerjet e sojës amerikane.

”Kina mundet fillimisht të blejë sasi të vogla të grurit amerikan, përpara se të rrisë blerjet nëse diskutimet do të ecin mbarë’’, thekson agjencia financiare, duke iu referuar disa burimeve të afërta me dosjen.

”Me synimin për të rritur rezervat shtetërore kineze, vëllimi përfundimtar i sasive të drithërave që Pekini mund të nisë të importojë është çështje që mund të ndryshojë dhe do të varet nga rrjedha e bisedimeve tregtare’’, vijon ”Bloomberg’’. Vendi mund të importojë mes shifrës 3 deri në 7 milionë ton grurë amerikan./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.