Foto/ Ngado të kalosh në Tiranë, sheh vetëm mobiker-sa

TIRANË, 23 janar/ATSH/ – Pas revolucionit të gjelbër me mbjelljen e mbi 120 mijë pemëve, Tirana u bë qyteti i parë në Ballkan që solli sistemin e biçikletave pa stacion “Smart Bike Share”.

Gjiganti “Mobike”, kompania që zbaton me sukses në shumë qytete të mëdha të botës, si Parisi apo Firence, sistemin e biçikletave pa stacion, një mënyrë ekologjike dhe inovative për të lëvizur në qytet, nisi zyrtarisht edhe në Tiranë në qershor të 2018 dhe sot ngado të kalosh në Tiranë, sheh vetëm Mobiker-sa.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është një nga promovuesit e përdorimit të biçikletave për lëvizjen në qytet ndërsa ka sjellë një album fotosh që ilustrojnë të rinj që zgjedhin të jetojnë shëndetshëm. Ai e ka cilësuar revolucion biçikletash.

Po si funksionon një mobike?

Është një sistem shumë i thjeshtë ku klikon në aplikacion. Kështu që ti shkon tek biçikleta, i bën një fotografim barkodit, biçikleta zhbllokohet, ti e përdor për të shkuar nga pika A në pikën B.

z.tosku/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.