Durrës – 2176 udhëtarë në ditë me tragete nga linjat e Barit dhe Ankonës

TIRANË, 23 janar/ATSH/ – Që nga fillimi i janarit tragetet e linjave të Barit dhe Ankonës në vajtje dhe ardhje nga/në Durrës janë preferuar nga 2176 udhëtarë në ditë mesatarisht.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se numri mesatar ditor i autoveturave në tragete arrin në 463 të tilla.

Ndërsa kamionët dhe trajlerat që kanë shfrytëzuar lundrimin e trageteve mesatarisht llogariten në 155 në ditë.

Dy tragetet e linjës Bari-Durrës kanë mbërritur sot paradite sipas grafikut ditor, ndërsa në mesditë pritet të ankorohet në port edhe trageti i linjës Ankona-Durrës. /k.s/a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.