TIRANË, 23 janar /ATSH/ – Zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar sot pas denoncimit të qytetarit Albert Doda, nga fshati Draç në Njësinë Administrative Ishëm në Durrës që u ankua në emisionin “Fiks Fare” mbrëmë që tregoi me zë e figurë veprimet e Hipotekës së Durrësit, që sorollati një qytetar për më shumë se 6 vjet.
“Ikni vetë! Menjëherë! Kaq di t’ju them! Dhe faleminderit qytetarit, qytetarëve dhe Fiksit”, është shprehur zv/Kryeministri Braçe.
/gj.mima/ /a.g/
