ANKARA – Erdogan: Nuk do të lejojmë që zona e sigurisë në Siri të shndërrohet në një moçal tjetër

ANKARA, 23 janar /ATSH-AA/- Ankaraja asnjëherë nuk do të lejojë që zona e sigurt në Siri të shndërrohet në “një moçal tjetër” kundër Turqisë, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

Erdoğan tha se Ankaraja nuk është kundër formimit të një zone të sigurt prej 30 kilometrash në Sirinë veriore pranë kufirit të Turqisë, duke shtuar se propozimi i Turqisë në lidhje me zonën e sigurisë është mbajtja e organizatave terroriste larg kufirit turk.

Presidenti turk tha se Turqia nuk synon në integritetin territorial të Sirisë, duke shtuar se ai gjithashtu do të diskutojë çështjen me homologun e tij rus Vladimir Putin në Moskë në ditët në vijim.

Lidhur me një operacion të mundshëm ushtarak turk në rajonin lindor të lumit Eufrat, Erdogan tha se pothuajse të gjitha përgatitjet kanë përfunduar.

Ai gjithashtu theksoi se Turqia do t’ia dorëzojë pronarëve të vërtetë Munbixhin, rajonin në veri të Sirisë të pushtuar nga organizata terroriste YPG/PKK.

‘’Të gjitha organizatat terroriste që tentojnë madje sulmin më të vogël ndaj Turqisë, përfshirë DEASH-in, YPG-në, PYD-në, do të paguajnë çmim të rëndë’’, theksoi Erdogan.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, ndërsa YPG/PYD është dega e saj siriane.    /os/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.