Lezhë, rikonstruksion i plotë i kopshtit “Gurra” 

TIRANË, 22 janar /ATSH/ Bashkia Lezhë ka gati projektin për rikonstruksionin e plotë të kopshtit “Gurra”.

Zbatimi i këtij projekti, me një vlerë totale 18 179 024 lek (përfshirë tvsh) është i financuar plotësisht me të ardhurat vendore të bashkisë Lezhë. Në shtator, fëmijët e kopshtit “Gurra” do të mirëpriten në ambiente të reja dhe të rikonstruktuara sipas standardeve bashkëkohore. /m.z//j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.