KANADA – “Festa e dëborës” në Montreal pezullohet… nga një stuhi dëbore

OTAVA, 21 janar /ATSH-AFP/ – Bollëku ndonjëherë mund të jetë i dëmshëm. “Festa e Dëborës”, eventi tradicional në stinën e dimrit në Montreal u pezullua të dielën… për shkak të një stuhie dëbore.

Kjo është hera e parë në thuajse një dekadë që ky festival kushtuar familjeve i cili zhvillohet në një park të metropolit në Kebek, pezullon aktivitetet e planifikuara për shkak të kushteve meteorologjike.

Festa e cila përkon me edicionin e saj të 36-të dhe që organizohet gjatë katër fundjavave ka si mision për të zbuluar dhe shijuar momentet e gëzimit të stinës së dimrit.

Aktivitetet e së dielës u anuluan për shkak të kushteve ekstreme të motit dhe do të rinisin më 26 janar, njoftuan organizatorët.

Një pjesë e konsiderueshme e Kanadasë, përfshirë Montrealin përjetoi këtë fundjavë episode të të ftohtit ekstrem dhe stuhive të dëborës.

Termometri shënoi -15 gradë Celsius të dielën në Montreal, për që u ndje si të ishte -29 gradë Celsius për shkak të erës dhe dëborës që ra thuajse gjatë gjithë ditës, shoqëruar me erëra të forta dhe mjegull./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.