DAVOS – “Oxfam”: 26 më të pasurit kanë para sa gjysma e njerëzimit

DAVOS, 21 janar /ATSH-AFP/ – Përqendrimi i pasurisë është theksuar edhe më shumë në vitin 2018, 26 miliarderë kanë në duart e tyre po aq pasuri sa gjysma më e varfër e njerëzimit, kritikoi sot OJQ-ja “Oxfam”, që i bën thirrje shteteve që të taksojë më të pasurit.

“Hendeku që rritet mes të pasurve dhe të varfërve dëmton luftën kundër varfërisë, dëmton ekonominë dhe ushqen zemërimin në botë”, thekson Winnie Byanyima, drejtoreshë ekzekutive e “Oxfam International”.

“Qeveritë duhet të garantojnë që sipërmarrjet dhe më të pasurit të paguajnë pjesën e tyre të taksave”, thotë ajo, me rastin e publikimit të raportit tradicional vjetor të “Oxfam” mbi pabarazitë botërore kuadër të Forumit Ekonomik Botëror që zhvillohet deri të premten në Davos. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.