Bankat, 35 miliardë lekë kolaterale nga kreditë e këqija

TIRANË, 21 janar/ATSH/ – Bilancet e bankave janë pastruar nga kreditë e këqija, por kolateralet apo siç njihen ndryshe garancitë pasurore që jep huamarrësi vazhdojnë të qëndrojnë në regjistrat bankare.

Shoqata Shqiptare e Bankave, bën të ditur se janë rreth 30-35 miliardë lekë kolaterale që kanë bankat dhe nuk mund të realizohen në transaksione në treg për shkak të mungesës së interesit për këtë lloj kolaterali.

Sipas ekspertëve bankar, për këto lloj transaksionesh (kolateral pasuror) mungojnë blerësit, pasi ato janë në vlera të mëdha dhe përgjithësisht ajo që tërheq tani në Shqipëri në kuadër të turizmit dhe bujqësisë, i nxjerr këto kolaterale që i takojnë kryesisht industrisë, jashtë vëmendjes dhe interesit të tyre. Megjithatë shtojnë ata, këto pasuri të bankave, përbëjnë pjesë të kapitalizimit të përgjithshëm të sistemit bankar në vendin tonë. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.