SOFT NEWS – Burg për dy kinezë që fshehën… Leninin!

MOSKË, 20 janar /ATSH-AFP/ – Drejtësia ruse dënoi sot dy përgjegjës të një shkolle kineze të artit me dy vite burg sepse kishin fshehur në bagazhet e tyre piktura sovjetike dhe portrete të Leninit për t’i dërguar në vendin e tyre, njoftoi gjykata.

Tchen Fenue, drejtori i Akademisë së Arteve të Bukura të qytetit të Harbinit dhe kolegu i tij Tchen Doun u gjykuan nga gjykata Moskovski në Shën Petërburg.

Dy burrat kishin blerë në Rusi dy tablotë e piktorëve sovjetikë për të organizuar një ekspozitë në Harbin, në verilindje të Kinës.

Ata i kishin fshehur ato në bagazhet e tyre ku u zbuluan ndërkohë që ata përgatiteshin të merrnin avionin në aeroportin e Shën Peterburgut, shpjegoi gjykata në një komunikatë.

Doganierët ruse sekuestruan një tablo të një artisti të realizmit sovjetik, Boris Loganson (1893-1973) të blerë për më shumë se 1,5 milionë rubla (20 000 euro), si dhe portrete të Leninit dhe vepra të piktorëve të tjerë sovjetikë çmimi i të cilave lëviz nga 600 në 900 euro.

“Tablotë u konfiskuan dhe iu dorëzuan shtetit rus”, njoftoi gjykata. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.