IZRAEL – Kryeministri izraelit për herë të parë në Çad pas 50 vitesh

TEL AVIV, 20 janar /ATSH-DPA/ – Gati pesë dekada pasi marrëdhëniet diplomatike u thyen mes Izraelit dhe Çadit, kryeministri izraelit mbërriti sot në N’Xhamena në një vizitë zyrtare për të rivendosur lidhjet mes dy vendeve.

Benjamin Netanyahu u prit në kryeqytetin e Çadit nga ministri i Jashtëm, Mahamat Zene Cherif dhe zyrtarë të tjerë. Më pasi ai zhvilloi një takim me presidentin e vendit, Idris Deby.

Para se të largohej, Netanyahu tha: “Tani po largohem nga një tjetër arritje historike, në Çad, një vend i madh mysliman në kufij me Libinë dhe Sudanin”.

Marrëdhëniet diplomatike mes Izraelit dhe Çadit, një vend me shumicë myslimane, u thyen në vitin 1972. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.