GJERMANI – Ministri i ekonomisë: Të mos ushtrohet presion mbi britanikët për Brexit

BERLIN, 20 janar /ATSH-DPA/ – Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier tha se Britania e Madhe nuk duhet të përballet me presion të panevojshëm në debatin për t’u larguar nga Bashkimi Europian.

“Nuk mendoj shumë për vizatimin e linjave të reja të kuqe. Në të kundërt ne duhet të lehtësojmë procesin e nevojshëm të qartësimit në Britani të Madhe”, tha Altmaier.

Nga ana tjetër ministri gjerman shtoi se “nuk ka një maxhorancë në Këshillin e BE-së për momentin në favor të një rinegocimi substancial të marrëveshjes së Brexit që u kundërshtua me forcë të mërkurën nga Parlamenti britanik”.

Kryeministrja britanike Theresa May do të paraqesë të hënën të ashtuquajturin “plan B” dhe nëse nuk arrihet as edhe një gjë, atëherë Britania e Madhe do të largohet nga BE-ja më 29 mars ma një marrëveshje, që mund të përhapë kaos gjithë ekonominë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.