FOTO/ Ngricat në liqenin e Pukës, bashkia apel qytetarëve

TIRANË, 20 janar/ATSH/- Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë sjellë edhe ngrirjen e liqenit të Pukës, ndaj bashkia i bën apel të gjithë qytetarëve që mos hipin në sipërfaqen e ngrirë.

Bashkia i bën thirrje veçanërisht prindërve, të këshillojnë fëmijët e tyre që të mos hipin në sipërfaqen e ngrirë të liqenit, pasi kjo është mjaft e rrezikshme.

“Rritja e temperaturave rrezikon thyerjen e sipërfaqes të akullt, çfarë mund të sjellë pasojë të rënda”, shprehet bashkia.

Fillimi i muajit janar u shoqërua me reshje të dendura dëbore edhe në territorin e bashkisë Pukë, ku trashësia e saj arriti në 70 cm, ndërsa temperaturat shënuan deri -7 gradë celsius./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.