MJEKËSI – Një ilaç i ri mund të shërojë pothuajse të gjitha format e autizmit

KALIFORNI, 19 janar /ATSH-ANSA/ – Është zbuluar një ilaç i ri, që mund të përfaqësojë një kurë premtuese për format më të përhapura të autizmit.

Ai është quajtur “nitrosinaptina” dhe në testet  e bërë tek minjtë me këtë sëmundje ka rivendosur funksionimin e duhur të neuroneve dhe ka çuar në normalizimin e anomalive të trurit të sëmurë.

Studimi është rezultat i një bashkëpunimi të disa institucioneve kërkimore dhe u drejtua nga Stuart Lipton, i institutit kërkimor ”Scripps”, në La Jolla (Kaliforni).

Së shpejti mund të fillohen provat klinike për të testuar nitrosinaptinën te pacientët e parë. Rezultatet e këtij studimi do të publikohen në revistën ”Nature Communications”.

“Ne mendojmë se ky ilaç mund të jetë efektiv kundër formave të shumta të autizmit,” thotë Lipton./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.