Agjencia Telegrafike Shqiptare

Ermal Meta edhe këtë vit në Sanremo

TIRANË, 19 janar/ATSH/ Ermal Meta do të këndojë përsëri këtë vit në Sanremo, festivali më i rëndësishëm i muzikës në Itali.

Meta bën me dije se do të rikthehet në Sanremo dhe se ndihet i nderuar që do të këndojë krahas Christicchit. Ai do të jetë jashtë garës këtë vit, ndërsa Christicchi do të garojë.

Ermal Meta tashmë ka marrë famë në Itali, pasi përfaqësoi Italinë në Eurovizion dhe u fut në top 10 e rezultateve finale vitin 2018-të./m.z//m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version