ISLAMABAD, 18 janar /ATSH-AFP/ – Një gjyqtar poet u betua sot, në krye të Gjykatës Supreme, institucioni më i lartë gjyqësor i vendit, vendimet e së cilës janë përfolur shumë, çka ka tronditur vendin vitet e fundit.
“Do të bëj më të mirën për të gjithë personat, sipas ligjit, pa frikë dhe favore”, u betua Asif Saeed Khan Khosa, 64 vjeç, gjatë ceremonisë së transmetuar drejtpërdrejt në televizion.
Gjyqtari Khosa, magjistrati penalist më i njohur në vend, ka marrë pseudonimin si “gjyqtari poet” për zakonin e tij që citon vepra letrare në gjykimet e tij.
Tashmë presidenti i 26-të i Gjykatës Supreme pakistaneze, ai ishte mes magjistratëve që u shprehën në favor të dënimit të ish-kryeministrit, Nawaz Sharif për korrupsion në vitin 2017. /G.S/ a.jor.