MJEDIS – ”Nuk ka planet B” slogani kundër ndryshimeve klimatike

GJENEVË, 18 janar /ATSH-AFP/ – Disa mijëra nxënës të disa kolegjeve dhe studentë marshuan sot në rrugët e Lozanës, Gjenevës dhe në pesëmbëdhjetë qytete të Konfederatës Zvicerane me kërkesën për nisma konkrete në luftën kundër ndryshimeve klimatike, me sloganin ‘’Nuk ka planet B’’.

Lëvizja nisi sot në mëngjes në Lozanë ku manifestuan mbi 8.000 të rinj, sipas policisë. Në Gjenevë, manifestimi mblodhi rreth 4 000 persona të cilët marshuan deri në selinë e Kombeve të Bashkuara.

Manifestimi u frymëzua nga Greta Thunberg, një adoleshente suedeze 15 vjeçe e cila që nga gushti 2018, braktiste orët e mësimit çdo të premte për të protestuar përpara Parlamentit suedez duke kërkuar masa konkrete në luftën kundër ndryshimeve klimatike./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.