LIBAN – Vdes përfaqësuesja e fundit e dinastisë otomane

BEJRUT, 18 janar /ATSH-ANSA/ – Përfaqësuesja e fundit e familjes perandorake otomane vdiq në Bejrut, pak orë përpara se të mbushte 101 vjeçe, njoftoi media libaneze dhe ajo turke.
Bilun Alpan, stërmbesë e sulltanit të fundit otoman, Abdylhamid II, vdiq në një spital të kryeqytetit libanez nga shkaqe natyrale.
Bilun Alpan ishte gjashtë vjeçe kur të gjithë anëtarët e dinastisë otomane mërguan nga Turqia moderne.
Pas largimit në Francë dhe Jerzalem, që nga viti 1929 Bilun Alpan jetoi në Bejrut./  /os/ a.jor.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.