Agjencia Telegrafike Shqiptare

KINË – Berlini dhe Pekini bashkëpunim premtues në sektorin financiar

PEKIN, 18 janar /ATSH-DPA/ – Gjermania dhe Kina premtuan të rrisin aksesin e tregut për bankat dhe kompanitë e sigurimeve, pas një takimi dypalësh mes autoriteteve kineze në Pekin dhe ministrit gjerman të Financave, Olaf Scholz dhe presidentit të Bundesbank-ut, Jens Weidmann.

Në këtë takim u arritën tre marrëveshje për bashkëpunimi e mbikëqyrjes bankare, tregtimin e letrave me vlerë dhe për të rritur bashkëpunimin midis dy bankave qendrore pas bisedimeve.

“Qëllimi është të arrijmë përparim në thellimin e bashkëpunimit në kundërshtim me tendencat e tjera aktuale”, tha Scholz.

Zëvendëskryeministri kinez Liu përshkroi bisedimet si një “sukses të plotë” megjithëse ai tha se ishte e rëndësishme të trajtohej  tema e “mbivlerësimit të degëve të bankave kineze në Gjermani”.

Bashkëpunimi dhe qasja në treg janë veçanërisht të rëndësishme për Kinën dhe Gjermaninë pas Brexit dhe humbjen e mundshme të rëndësisë së Londrës si një qendër financiare ndërkombëtare.

Scholz tha se donte të forconte më tej pozitën e Frankfurtit si një qendër financiare.

Për Kinën, qasja më e madhe në BE është gjithashtu e rëndësishme pasi vazhdon të vuajë pasojat e luftojë një luftës tregtare me SHBA, ku presidenti Donald Trump ka kërcënuar të imponojë tarifa të mëtejshme ndëshkuese nëse nuk arrihet një marrëveshje për luftën tregtare deri në muajin mars./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version