SHBA – Administrata Trump kërkon përmirësimin e mbrojtjes raketore

UASHINGTON, 17 janar /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara po kërkojnë për të zgjeruar dhe përmirësuar sistemin e tyre të mbrojtjes raketore, duke cituar kërcënime të reja nga konkurrentë dhe kundërshtarë kryesorë, në përditësimin e parë që i bëhet kësaj doktrine në nëntë vite.

Në veçanti dokumenti flet për kërcënime të zhvillim nga Koreja e Veriut, Irani, Rusia dhe Kina. SHBA-ja tha se kundërshtarët e saj kanë vazhduar të zgjerojnë kapacitetin e sistemit të tyre të mbrojtjes raketore dhe Uashingtoni rrezikon të mbetet pas.

Rishikimi i sistemit të mbrojtjes raketore ka nevojë për mbështetjen e Kongresit.

Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi se “prioriteti është që të jemi në gjendje të detektojmë dhe të shkatërrojmë çdo kërcënim raketor me drejtim SHBA-në para apo sapo të fillojë lëshimi”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.