Më parë hapësirë e zënë nga kioskat, sot destinacion i preferuar

TIRANË, 17 janar/ATSH/-Parku i Liqenit është kthyer në destinacionin më të preferuar për qytetarët e Tiranës.

Katër vite më parë ishte një hapësirë e zënë nga lokalet dhe kioskat pa leje, që sillnin edhe ndotjen e liqenit duke shkarkuar ujërat e zeza dhe plehrat, ndërsa sot Parku i Liqenit është një hapësirë ku mund të zhvillohen aktivitete të ndryshme sportive.

Bashkia e Tiranës ka nisur rikualifikimin e bregun e liqenit në Parkun e Madh duke i dhënë jetë një moli varkash me e pa vela dhe kanoeve, si një nevojë për ta kthyer zonën në një hapësirë rekreative multifunksionale. Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë montuar së fundmi platenë e drunjtë dhe ndërtimin e shkallëve.

Me afrimin e stinës së pranverës, kryeqytetasit nuk do të kalojnë vetëm kohën e lirë në Parkun e Madh të Liqenit Artificial por do të zhvillojnë edhe aktivitete të ndryshme sportive. z.tosku/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.