Mbaroi studimet, Zyra e Punës ndërmjetëson punësimin në bashkinë Berat

TIRANË, 17 janar/ATSH/ – Matilda Merdari pasi përfundoi studimet master shkencor dega ‘Menaxhim Bankar’ pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Ekonomik, u regjistrua në Zyrën Punës Berat si punëkërkuese e papune dhe ende e pa orientuar në tregun e punës.

Pak kohë pas regjistrimit u arrit ndërmjetësimi pranë bashkisë Berat në vendin e lirë të punës ‘Specialist finance’.

Modernizmi i Zyrave të Punës ka mundësuar shërbim më të mirë për qytetarët.

/z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.