KPK: Donika Prela do t’i nënshtrohet Vetingut më 22 janar

TIRANË, 17 janar /ATSH- I. Vata/ – Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda do t’i nënshtrohet Vetingut më 22 janar.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë seancë dëgjimore me Donika Prelën, drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Po ashtu, KPK ka shpallur dhe trupën gjykuese që përbëhet nga Roland Ilia, Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari.

Drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Donika Prela, do të skanohet për tre kriteret, atë të ligjshmërisë së pasurisë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.