Haradinaj e Shala diskutojnë për ruajtjen e stabilitetit energjetik

PRISHTINË, 17 janar /ATSH/ – Kryeministri Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me kryeshefin ekzekutiv të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike, Ilir Shala.

Haradinaj bëri të ditur se në këtë takim është diskutuar për hapat e mëtejshëm për ruajtjen e stabilitetit energjetik në vend.

“Qeveria e Kosovës do të mbështesë veprimet e këtij mekanizmi dhe pavarësinë e tij, në funksion të mirëmbajtjes së rrjetit të transmisionit”, tha Kryeministri. /KosovaPress/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.