Agjencia Telegrafike Shqiptare

“United” kërkon talentin e “PSV”

TIRANË, 16 Janar /ATSH/ – Ecuria e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer tek “Manchester United” po shkon në mënyrë perfekte, teksa norvegjezi është bërë i pari trajner në historinë e klubit që debuton me gjashtë fitore radhazi në po kaq ndeshje.

Duke parë këtë start fantastik, drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i plotësojnë atij dëshirat për përforcimin e skuadrës në afatin e janarit.

“Djajtë e Kuq”, janë hedhur në sulm për yllin e “PSV Eindhoven”, Steven Bergwijn, i cili pëlqehet shumë nga trajneri norvegjez.

21-vjeçari ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me kampionin e Holandës dhe “United” është gati të paguajë 30 milionë euro për ta transferuar atë në “Old Trafford”.

Bergwijn këtë sezon ka realizuar nëntë gola në 16 paraqitje me “PSV” në Eredivisie, kurse vitin e shkuar ai ka debutuar edhe me kombëtaren e Holandës.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version