Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme për emërimin e ministrave dhe zv/kryeministrit

TIRANË, 16 janar /ATSH- I. Vata/ – Kuvendi i Shqipërisë nisi sot Sesionin e Jashtëzakonshëm të Legjislaturës IX për votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për shkarkim dhe emërim të ministrave.

Pritet votimi i dekretit për shkarkimin e Senida Mesit, zëvendëskryeministre; dekreti për shkarkimin e Arben Ahmetajt, ministër i Financave dhe Ekonomisë; dekreti për shkarkimin e Damian Gjiknurit, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Dekret për shkarkimin e Lindita Nikollës, ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Dekret për shkarkimin e Mirela Kumbaros Furxhi, ministër i Kulturës.

Dekret për shkarkimin e Niko Peleshit, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Dekret për shkarkimin e Sonila Qatos, ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Dekret për emërimin e Erion Braçes, në postin e zëvendëskryeministrit.

Dekret për emërimin e Eduard Shalsit, ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Dekret për një ndryshim në dekretin nr. 10604, datë 10.09.2017, për emërimin e Këshillit të Ministrave.

Dekret për emërimin e Elisa Spiropalit, ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Dekret për emërimin e Bledar Çuçit, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Dekret për emërimin e Belinda Ballukut, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Dekret për emërimin e Anila Denajt, ministër i Financave dhe Ekonomisë.

Dekret për emërimin e Besa Shahinit, ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Dekret për emërimin e Elva Margaritit, ministër i Kulturës.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.