GJERMANI – Maas: Londra jo më lojëra fëmijësh me Brexit

BERLIN, 16 janar /ATSH-DPA/ – Ka ardhur koha që t’i jepet fund lojërave me Brexit, paralajmëroi sot ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, pasi parlamenti britanik votoi kundër një marrëveshjeje për largimin e BM-së nga BE-ja.

Në një intervistë për radion “Deutschlandfunk”, ai tha se votimi i djeshëm tregoi se ”deputetët britanikë nuk duan, por ata nuk dhanë asnjë shenjë se çfarë duan”.

“Koha për lojëra fëmijësh ka mbaruar”, tha Maas.

Ai vendosi theksin mbi kohën e harxhuar për të arritur marrëveshjen, duke shprehur keqardhje për votimin dhe tha se “tani topi është në fushën e britanikëve”.

Nga ana tjetër, ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, në një intervistë për ZDF-në tha se “një dalje e parregulluar do të thotë se të gjithë në Europë do të humbasin”. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.