LONDËR – Mocion mosbesimi i opozitës laburiste ndaj qeverisë së May-it

LONDËR, 15 janar /ATSH-AFP/ – Lideri i opozitës laburiste, Jeremy Corbyn paraqiti sot në mbrëmje një mocion mosbesimi ndaj qeverisë konservatore të Theresa May-t pas kundërshtimit me shumicë të theksuar nga deputetët e marrëveshjes së Brexit që ajo negocioi me Brukselin.

‘’Paraqes një mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie’’, tha Corbyn, duke e cilësuar rezultatin e votimit për marrëveshjen e Brexit si një disfatë katastrofike për qeverinë./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.