LONDËR – Marrëveshja e divorcit kundërshtohet me 432 vota të deputetëve

LONDËR, 15 janar /ATSH-AFP/ – Deputetët britanikë kundërshtuan me shumicë të theksuar marrëveshjen e Brexit të negociuar nga kryeministrja konservatore, Theresa May me Brukselin, në një votim vendimtar për të ardhmen e Britanisë së Madhe, dy muaj e gjysmë nga data e pritshme e largimit të saj nga Bashkimi Europian.

Dhoma e Komuneve hodhi poshtë marrëveshjen e divorcit me 432 vota të deputetëve, 202 votuan pro marrëveshjes, pavarësisht një paralajmërimi të fundit të May për pasigurinë që do të shkaktonte ky refuzim./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.