BRUKSEL, 15 janar /ATSH-AFP/ – Kundërshtimi nga ana e Parlamentit britanik për marrëveshjen e negociuar të Brexit rrit rrezikun e një divorci pa marrëveshje, paralajmëroi presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, në një komunikatë të dhënë sot.
‘’I bëj thirrje Britanisë së Madhe të qartësojë qëllimet e saja sa më shpejt të jetë e mundur. Koha në dispozicion është drejt përfundimit’’, deklaroi presidenti i ekzekutivit europian, pak pas votimit britanik./ /v.b/