Vjedhja në bazën e “Pashalimanit”, gjykata lë në burg katër të ndaluarit

TIRANË, 14 janar/ATSH-A. Fortuzi/ – Gjykata e Vlorës ka marrë të hënën në shqyrtim masën e sigurisë për katër të ndaluarit, në kuadër të hetimeve për vjedhjen e kryer në bazën e “Pashalimanit” ditën e enjte në mëngjes.

Të ndaluarit janë  2 roje dhe 2 përgjegjës, Lesko Ramosaçaj 52 vjeç, Edlir Nelaj 42 vjeç, Ervis Memsulaj 23 vjeç dhe Ardit Ramaj 25 vjeç. Sipas hetimeve, vjedhja ka ndodhur në orët e para të së enjtes.

Prokurori Hyrjet Lamaj ka kërkuar arrest me burg për katër ushtarakët, ndërsa trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Herila Çela, pranoi kërkesën për masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj katër të ndaluarve. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.