Situatat emergjente, prefekti Aliaj mbledh përfaqësuesit e pushtetit vendor

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj ka zhvilluar ditën e sotme takimin e punës me drejtues të degëve territoriale dhe institucioneve shtetërore në nivel vendor, në lidhje me masat e marra nga ana e tyre për përballimin e situatave emergjente të krijuara, si pasojë e rënies së reshjeve të borës me intensitet të lartë.

Nga ana e drejtuesve është raportuar mbi masat që ata kanë marrë për normalizimin e situatës aktuale në të cilën ndodhet i gjithë territori i qarkut dhe është diskutuar gjithashtu për zgjidhje konkrete të problematikave të hasura, përgjatë ditëve në vazhdim.
Prefekti i qarkut ka lënë rekomandimet përkatëse për normalizimin imediat të të gjithë situatave problematike në qark.m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.