Pukë, vijon puna për zhbllokimin e rrugëve në fshatra

TIRANË, 14 janar/ATSH/ – Për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dëborës që kanë përfshirë vendin, bashkia e Pukës po vijon punën për zhbllokimin e rrugëve në akset rrugore rurale që lidhin fshatrat me qendrat e njësive administrative.

Teksa sot u rikthyen reshjet e dëborës, aktualisht dy mjete borëpastruese janë vënë në dispozicion në njësinë administrative Gjegjan ndërsa dy mjete të tjera janë angazhuar në Njësinë Administrative Luf-Qerret. Ndërkohë, një mjet i mbërritur nga Emergjenca Civile është përqendruar në qytet.

Punonjësit e Shërbimeve të bashkisë dhe njësive administrative, shërbimi zjarrfikës, policia bashkiake vijon në gatishmëri.

Bashkia e Pukës ka bërë të ditur se shkollat u hapen sot procesi mësimor do të zhvillohet me orar të reduktuar. Furnizimi me ujë dhe energji elektrike vijon normalisht në të gjithë territorin e bashkisë Pukë dhe shtabi i Emergjencave pranë bashkisë ka vijuar punën me qëllim koordinimin e situatës së krijuar. /z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.