Prokuroria e Krimeve të Rënda: S’kemi kërkuar masë sigurimi për prokurorin Çoçoli

TIRANË, 14 janar /ATSH/ – Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se nuk ka kërkuar asnjë masë sigurimi personal në Gjykatën e Krimeve të Rënda për prokurorin Spartak Çoçoli.

Prokuroria për Krime të Rënda thekson se as Policia e Shtetit nuk ka proceduar me arrest në flagrancë për prokurorin Spartak Çoçoli. Pra, nuk ka as urdhër ndalimi nga Prokuroria dhe as vendim gjykate për arrestim dhe as arrest në flagrancë nga policia.

Por organi i akuzës njofton se po kryhen veprime hetimore lidhur me këtë ngjarje. /o.l/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.