MOSKË, 14 janar /ATSH-AFP/ – Rusia paralajmëroi sot Japoninë që të mos presë progrese në mosmarrëveshjen territoriale që dëmton marrëdhëniet e tyre që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, derisa të njihet sovraniteti rus mbi ishujt e diskutueshëm.
Çështja e katër ishujve vullkanikë të Kurileve të Jugut, të quajtura Territoret e Veriut në Japoni i kanë penguar deri tani të dy vendet të nënshkruajnë një traktat paqeje dhe po frenojnë afrimin e tyre ekonomik këto vitet e fundit. Tokio zyrtarisht i konsideron këto katër ishuj të aneksuar nga ish Bashkimi Sovjetik në vitin 1945 si pjesë e territorit të Japonisë.
Në nëntor, Vladimir Putin dhe Shinzo Abe ranë dakord në Singapor për të përshpejtuar bisedimet në bazë të një deklarate të vitit 1956, por interpretimi i saj nga Tokio shkaktoi zemërimin e Moskës.
Kremlini njoftoi sot me anë të një komunikate për shtyp se një takim mes Putin dhe Abe do të mbahet më 22 janar në Moskë./ / v.b/