ATHINË – Cipras: Marrëveshja e Prespës historike dhe me përfitim kombëtar

ATHINË, 14 janar /ATSH-ANA/ – Marrëveshja e Prespës është historike, patriotike dhe me përfitim kombëtar, sepse patriotizmi i vërtetë nuk ka të bëjë me urrejtjen ndaj vendeve përreth, por me luftën që të shndërrosh vendin në një forcë drejtuese të paqes, me vëllazërinë mes kombeve, progresin ekonomik dhe social në një rajon dhe në një botë që është vazhdimisht e destabilizuar, deklaroi Aleksis Cipras në një fjalim në “Megaron”, salla e koncerteve në Athinë, ku kryeministri grek iu referua zhvillimeve të fundit politike në Greqi.

“Në një kohë që Europa po bie nën paralizimin e shovinizmit, racizmit dhe fanatizmit, mesazhi i Marrëveshjes së Prespës ishte edhe më i rëndësishëm duke vërtetuar se në kohë të vështira, ne mundemi, kur forcat progresive janë në pushtet, t’i kthejmë kurrizin nacionalizmit”, tha Cipras.

Kryeministri grek i referohet rrezikut të vërtetë që vjen nga ekstremi i djathtë në Europë, që sipas tij, nuk është më një kërcënim i padukshëm, por një makth i kthyer në realitet dhe që përbën një rrezik për ekzistencën e idesë europiane dhe që po konkurron për pushtet./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.